Prej më shumë se pesë orësh në flakë, zjarri në magazinat në Shkozet vijon ende, fillon qarkullimi në aksin rrugor

Prej më shumë se pesë orësh në flakë, zjarri në magazinat në Shkozet vijon ende, fillon qarkullimi në aksin rrugor

Zjarri i përmasave të mëdha që shpërtheu rreth orës 16:00 në zonën e Shkozetit, në Durrës, vijon ende të jetë aktiv edhe në orën 21:30, ndërsa forcat zjarrfikëse vazhdojnë përpjekjet për ta vënë nën kontroll. Flakët, të cilat nisën në një magazinë dhe më pas u përhapën edhe në objektin ngjitur, kanë mbajtur për orë të tëra në alarm autoritetet dhe banorët e zonës. Gjatë ndërhyrjes janë regjistruar edhe shpërthime të fuqishme, pasi brenda magazinës dyshohej se ndodheshin fishekzjarre, çka e ka bërë edhe më të vështirë operacionin e shuarjes. Për shkak të rrezikut, aksi Plepa–Durrës u bllokua për një periudhë nga të dyja drejtimet, ndërsa policia krijoi një perimetër sigurie për të mbajtur larg qytetarët dhe automjetet. Zjarrfikësit vijojnë punën në terren, ndërsa temperaturat...