Prangosja e Ermal Beqirajt jo rastësi, kreu i SPAK: Kishim informacion prej javësh…
Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se autoritetet shqiptare kishin informacion për vendndodhjen e Ermal Beqirit dhe se arrestimi i tij në Francë nuk ishte rastësi. “Prokuroria në çdo rast merr vendimin e gjykatës, ia çon organit që ka për detyrë ekzekutimin. Nuk ka qenë veprim i rastësishëm. Grupi hetimor prej disa javësh ka qenë në kontakt me autoritetet franceze. Ka pasur informacion. Ai ka qenë i lokalizuar prej disa javësh. Nuk ka qenë qëllimi vetëm tek arrestimi, por edhe tek veprime të tjera hetimore. Në ditët në vijim do të keni informacion zyrtar. Kaq mund të ndaj sot”, tha Braho në një bashkëbisedim me gazetarët. Braho shtoi se SPAK do të kërkojë sekuestrimin e avionëve të Beqirajt. “Do keni një njoftim. Ne kemi kërkuar...
Burimi:
javanews.al