Policia “shigjeton” zjarrvënësit, 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit
Gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të korrikut 2026 janë arrestuar ose proceduar penalisht 29 shtetas, të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në zona të ndryshme të vendit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar tre persona të dyshuar për zjarrvënie në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër. Dy prej tyre janë arrestuar në flagrancë, ndërsa ndaj një tjetri ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Në Kavajë, shërbimet e policisë arrestuan shtetasin S. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, pasi zjarri i ndezur prej tij në një sipërfaqe toke në pronësi të tij shkaktoi dëmtime në kullota, si dhe dogji rreth 300 pemë frutore, agrume dhe ullinj. Në Vorë, u arrestua shtetasi A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Gjokaj, i...
Burimi:
javanews.al