Zjarr masiv pranë nënstacionit 400 kV në Elbasan, flakët përfshijnë një parcelë me ullinj
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e kësaj të mërkure në një parcelë me ullinj, rreth 100 metra pranë nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh. Sipas burimeve nga terreni, flakët përfshinë një sipërfaqe me ullinj, ndërsa tymi është përhapur gjerësisht në zonë. Pavarësisht afërsisë me nënstacionin elektrik, fatmirësisht u evitua rreziku për infrastrukturën energjetike. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat përgjegjëse u angazhuan maksimalisht në terren, ku pas një pune të vështirë arritën të izolonin vatrën e zjarrit dhe u bë shuarja e plotë e flakëve, duke bërë të mundur që ato të mos përhapeshin drejt sipërfaqeve të tjera. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që të nisë edhe hetimi për të përcaktuar origjinën e tij.
Burimi:
syri.net