Rinas/ Arrestohet shtetasja turke! Gjykata e Stambollit e kërkonte për mbështetje ndaj grupeve terroriste

Rinas/ Arrestohet shtetasja turke! Gjykata e Stambollit e kërkonte për mbështetje ndaj grupeve terroriste

Policia Kufitare ka finalizuar me sukses një operacion në Aeroportin e Rinasit, duke prangosur një shtetase të huaj e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e shtetit të saj. Në pranga ka rënë shtetësja turke Julide Yazici (J. Y.), e cila u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Sipas njoftimit zyrtar, ndaj saj ekzistonte një vendim dënimi i formës së prerë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit, e cila e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim. Ajo akuzohet për dy vepra penale mjaft të rënda: “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” “Pjesëmarrja në grupe terroriste”