Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar
Mbi 1.400 vepra penale dhe 247 persona janë arrestuar ose ndaluar përgjatë muajit maj dhe dy javëve të para të qershorit. Është ky bilanci i bërë publik nga drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba, në një konferencë për shtyp, sipas gjatë kësaj periudhe janë finalizuar 58 operacione policore kundër kriminalitetit. “Gjatë muajit maj janë evidentuar 1436 raste të veprave penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 1331, ose 92.6%. Për këto vepra penale janë identifikuar 1376 autorë të dyshuar, nga të cilët 247 janë vënë në pranga (arrestuar ose ndaluar), 1055 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 60 janë shpallur në kërkim. Gjatë kësaj periudhe janë finalizuar 58 operacione policore për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje,...
Burimi:
opinion.al