Policia alarmoi SPAK për bossët e kokainës, paratë në lingota, fuçi dhe të murosura. Si u krijua ‘Perandoria Aliu’

Policia alarmoi SPAK për bossët e kokainës, paratë në lingota, fuçi dhe të murosura. Si u krijua ‘Perandoria Aliu’

Më 8 maj të vitit 2020, Prokuroria e Posaçme regjistroi një procedim penal,  që pas 6 vitesh do të zbulonte se pas 10 personazheve me peshë ndërkombëtare në trafikun e drogës, qëndronin përgjegjësit e 50 tonëve të kokainës dhe pronarët de fakto  të 491 pasurive me vlerë 150 milionë euro.  Policia do të referonte se Salvatore Aliu qëndronte në krye të grupit ku në përbërje të tij ishin lidhje familjare të tij dhe shtetas të tjerë si Eldi Dizdari apo Dritan Gjika.  Salvatore Aliu identifikohet nga policia e shtetit si drejtues dhe si personi kyç në rolin e furnizuesit/siguruesit, organizatorit dhe financuesit të ngarkesave me kokainë. Sipas referimit, Isa Aliu vëllai i Salvatores bënte të mundur pastrimin e parave, nëpërmjet ngritjes së bizneseve, siç është...