Kontrolle “blic” në Tiranë e Krujë, arrestohen 2 persona! Bllokohet një makinë luksoze, kapen armë e drogë

Kontrolle “blic” në Tiranë e Krujë, arrestohen 2 persona! Bllokohet një makinë luksoze, kapen armë e drogë

Policia ka vijuar kontrollet intensive në terren për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë publike. Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Krujës, ku janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kokainë, armë e ftohtë dhe një automjet luksoz. Operacioni është zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore. Kontrollet janë përqendruar në akset kryesore rrugore dhe zona të ndryshme të Tiranës, si dhe në Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël. Gjatë aksionit janë kontrolluar dhe verifikuar 87 automjete dhe 118 shtetas. Gjithashtu, janë evidentuar 34 automjete me xhama të errësuar në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, ndaj drejtuesve të të cilave janë vendosur masa administrative....