Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda është shmangur falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Kufitare në Himarë. Një 35-vjeçar nga Orikumi ra në det gjatë lëvizjes me gomone, ndërsa mjeti lundrues vijoi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar. Sipas Policisë, pas sinjalizimit se një gomone po lëvizte me shpejtësi dhe pa persona në bord, shërbimet kufitare ndërhynë menjëherë në zonën e Kepit të Rigonit, përballë plazhit të Llamanit. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i gomones, shtetasi E.M., 35 vjeç, banues në Orikum, kishte rënë në det gjatë lëvizjes së mjetit. Ai arriti të dilte në Gjirin e Llamanit, ku u gjet i dëmtuar në këmbë. 35-vjeçari u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë,...