Alarmi për produktet e qumështit në Kosovë/ AUV: 93 shkelje dhe 46 raste me vaj palme të padeklaruar
Foto ilustruese KOSOVË- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë publike dje rezultatet e analizave laboratorike të 495 mostrave të marra gjatë një aksioni të gjerë kontrollesh në sektorin e qumështit në Kosovë. Nga verifikimet rezultoi se 93 mostra kishin mospërputhje me deklarimet në etiketë, ndërsa në 46 raste u konstatua prania e vajit të palmës të padeklaruar. Mostrat janë marrë gjatë tre muajve të fundit te prodhues, përpunues, importues dhe tregtues të produkteve të qumështit në të gjithë Kosovën. Në listën e publikuar nga AUV përfshihen dhjetëra kompani dhe produkte, ku në disa raste analizat zbuluan praninë e vajit të palmës pa qenë i deklaruar në etiketë, ndërsa në raste të tjera u konstatuan mospërputhje të tjera me përbërësit e deklaruar. Sipas drejtorit...
Burimi:
zeri.ai