Agjencia e Veterinarisë shton monitorimin për murtajën afrikane të derrave pas rasteve të konfirmuara në Serbi
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ka intensifikuar masat e vigjilencës dhe monitorimit në të gjithë territorin e vendit, pas konfirmimit të pranisë së murtajës afrikane të derrave (MAD) në Republikën e Serbisë. AKVMB njoftoi se deri më tani janë kryer 97 monitorime në kuadër të programit të survejancës dhe kontrollit, me synim parandalimin e hyrjes dhe përhapjes së sëmundjes në Shqipëri. Sipas autoritetit, murtaja afrikane e derrave është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiakë dhe të egër, por nuk transmetohet te njerëzit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin publik. Në kuadër të masave parandaluese, AKVMB u ka bërë thirrje fermerëve, gjuetarëve dhe mbarështuesve të derrave të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar pranë shërbimit veterinar, të zbatojnë me...
Burimi:
sot.com.al