Arkëtimet në buxhet kalojnë shifrën 484 miliardë lekë, të ardhurat rriten me 11.8% në 7 muaj!
Të ardhurat e buxhetit të shtetit arritën në 484.6 miliardë lekë gjatë periudhës janar-korrik 2026, duke realizuar 100% të planit për këtë periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat u rritën me 51.1 miliardë lekë ose 11.8%. Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në 433.2 miliardë lekë, me një realizim prej 98.2% të planit të shtatëmujorit. Në krahasim me janar-korrikun 2025, shpenzimet u rritën me 31.3 miliardë lekë ose 7.8%. Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat e mbledhura nga Tatimet dhe Doganat arritën në 307.9 miliardë lekë, 20.8 miliardë lekë ose 7.3% më shumë se një vit më parë. Nga të ardhurat tatimore të administratës tatimore, TVSH-ja neto e mbledhur në vend, tatimi mbi fitimin,...
Burimi:
javanews.al