U dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe frutore, policia arreston autorin e zjarrvënies në Rrogozhinë
Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Lekaj, në Rrogozhinë, ku si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore. Sipas Policisë, pas njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve, të cilat rrezikonin edhe banesat në zonë. Gjatë hetimeve, grupi hetimor konstatoi se në oborrin e banesës së shtetasit N. U. kishte vatra zjarri, ndërsa pas banesës u gjet një tjetër vatër, nga e cila dyshohet se flakët u përhapën dhe përfshinë sipërfaqen me ullinj dhe pemë frutore. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin N. U., banues në fshatin...
Burimi:
javanews.al