“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

Topi me të cilin Diego Maradona shënoi një nga golat më të famshëm dhe më të diskutueshëm në historinë e futbollit, “Dora e Zotit”, është shitur në ankand për 3.35 milionë dollarë, rreth 2.9 milionë euro. Topi Adidas Azteca, i përdorur në të dy golat e Maradonës kundër Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986, u nxor në ankand nga Heritage Auctions në Teksas. Megjithatë, çmimi përfundimtar ishte dukshëm më i ulët se vlerësimi paraprak prej 10 milionë dollarësh, ose rreth 8.6 milionë euro. Para ankandit, drejtuesi i Heritage Auctions, Mike Provenzale, e kishte cilësuar topin si një objekt “të vetëm në llojin e tij” dhe një prej artikujve më të rëndësishëm të futbollit që ekzistojnë. Maradona shënoi golin kontrovers në çerekfinalen e Botërorit...