Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq tre persona, të cilët mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në “Call Center”. Aktiviteti i paligjshëm i shtetasve K.S., F.K. dhe E.A kryhej në zonën e Selitës. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.S., F.K. dhe E.A., të akuzuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe ‘Moskallëzim krimi’ parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 300 të Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8513 viti 2025, të nisura nga informacionet e marra në rrugë operative për një ambient në rrugën Zalli, Selitë, kati i 2, ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i ‘call center’, janë kryer veprimet procedurale me iniciativë dhe brenda ambienteve...
Burimi:
javanews.al