Plagosje me sëpatë në Korçë

Plagosje me sëpatë në Korçë

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 1 të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur mes dy personave, të cilët ishin konfliktuar verbalisht edhe një natë më parë. Debati ka vijuar edhe ditën e sotme, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka marrë një sëpatë dhe ka goditur kundërshtarin. I plagosuri është transportuar në spital, ku sipas mjekëve ka marrë dëmtime në shpatull. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në komisariat. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.