Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham rikthehen në hotelin ku “fshihnin” romancën e tyre (VIDEO)
Pas 29 vitesh, David Beckham dhe Victoria Beckham u rikthyen në një hotel në Portofino, Itali, ku kishin qëndruar në fillimet e lidhjes së tyre, kur romanca ende mbahej e fshehtë. David Beckham ndau në Instagram momente nga vizita e tyre, duke kujtuar fillimet e lidhjes. Në një video, Victoria shfaqet duke ecur në ambientet e hotelit, e veshur me një fustan të zi me korse dhe detaje transparente, ndërsa në një tjetër fotografi çifti pozon së bashku pas perëndimit të diellit. “Para 29 vitesh erdhëm në Portofino, në këtë hotel, para se dikush ta dinte se po dilnim bashkë dhe tani jemi sërish këtu. Portofino 1997”, shkroi Beckham krahas postimit. Edhe Victoria ndau fotografi nga rikthimi në vendin që ka një domethënie të veçantë...
Burimi:
vizionplus.tv