Fundi i një kapitulli, Bora Zemani largohet nga Top Channel

Fundi i një kapitulli, Bora Zemani largohet nga Top Channel

Bora Zemani nuk do të jetë pjesë e ekranit të Top Channel në sezonin e ri televiziv. Sipas burimeve të Prive By Liberta Spahiu, kapitulli mes moderatores dhe televizionit është mbyllur pa shumë bujë, pas disa vitesh gjatë të cilave Bora ishte një prej figurave kryesore të programeve argëtuese të këtij ekrani. Një prej pikave më të rëndësishme në karrierën televizive të Zemanit ishte “Për’puthen”. Ajo mori drejtimin e formatit në vitin 2020 dhe sezoni i parë nën moderimin e saj u shndërrua në një fenomen të madh televiziv, veçanërisht në platformat digjitale. Pas suksesit të “Për’puthen”, Bora vazhdoi me projekte të tjera të rëndësishme të Top Channel. Në vitin 2022, ajo u bë prezantuese e “Dancing With The Stars”, duke rikthyer sërish në drejtimin...