Plagosja me armë në Tiranë dy ditë më parë, shpallen në kërkim autori

Plagosja me armë në Tiranë dy ditë më parë, shpallen në kërkim autori

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet, ku i plagosur me armë zjarri mbeti shtetasi Juxhin Hamajezi 34 vjeç. Në kërkim për plagosjen janë shpallur shtetasit Klodian Kallo, Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani dhe po ashtu u sekuestrua edhe makina e përdorru nga autori dhe dy bashkëpunëtorët e tij në vendngjarje. Njoftimi: Si rezultat i hetimeve, zbardhen autorësia dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të kryer më datë 26.05.2026, në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Identifikohen dhe shpallen në kërkim autori i dyshuar i plagosjes dhe 2 bashkëpunëtorët e tij. Gjendet dhe sekuestrohet me cilësinë e provës materiale, 1 automjet i cili është përdorur në vendngjarje. Menjëherë pas njoftimit së një shtetas ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë,...