Plagosja e efektivit/ Shpallen në kërkim dy vëllezër, fqinji i Kumarakut i kishte dhunuar, u rikthyen për ta ekzekutuar
Efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në zonën e Shkozës. Lidhur me ngjarjen, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy vëllezër, të cilët dyshohet se janë autorët e atentatit me armë zjarri. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, objektiv i sulmit dyshohet të ketë qenë fqinj i Kumarakut, me të cilin efektivi ndodhej në momentin e ngjarjes. Ky i fundit rezulton person me masë sigurie “arrest në shtëpi”, të cilën e kishte thyer në kohën kur ndodhi atentati. Dy vëllezërit e shpallur në kërkim kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit. Mësohet se disa muaj më parë, për shkak të këtij konflikti, personi që ndodhej nën masë sigurie...
Burimi:
vizionplus.tv