Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” për personin me iniciale E.H., i cili u arrestua pas protestës së zhvilluar më 6 korrik. Me këtë vendim, gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij, por ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, pasi ndaj tij nuk u caktua masë arresti. E.H. do të duhet të paraqitet në policinë gjyqësore çdo të premte të parë të muajit, në orën 15:00. Prokuroria e dyshon E.H. për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”. Sipas Gjykatës së Tiranës, vendimi është marrë pasi u shqyrtuan provat e paraqitura nga Prokuroria, argumentet e mbrojtjes dhe rrethanat personale...
Burimi:
javanews.al