Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një ndjekje me Policinë mesditën e kësaj të hëne në Durrës, pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, përplasi pesë automjete të parkuara dhe më pas u largua me vrap nga vendngjarja. Sipas Policisë, 31-vjeçari Regi Xhanari, kishte thyer më herët masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar ndaj tij për veprën penale të mashtrimit. Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 14, Durrës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti që po lëvizte me shpejtësi, por ai nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen. “Gjatë largimit, drejtuesi i automjetit, shtetasi R. Xh., ka përplasur 5 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm...
Burimi:
opinion.al