Pastrim parash nga trafiku ndërkombëtar i drogës, 27 dënime në Itali; në dosje edhe shqiptarë

Pastrim parash nga trafiku ndërkombëtar i drogës, 27 dënime në Itali; në dosje edhe shqiptarë

Nga Alba Kepi Trento, 27 dënime për pastrim ndërkombëtar parash nga trafiku i drogës. Mes të hetuarve edhe shqiptarë Është mbyllur me 27 dënime kapitulli i parë gjyqësor i megahetimit për pastrimin ndërkombëtar të parave të përfituara nga trafiku i drogës, i koordinuar nga Prokuroria e Trentos dhe i zhvilluar nga Guardia di Finanza. Në seancën pranë Gjykatës së Trentos, përmes procedurës së gjykimit të shkurtuar dhe marrëveshjeve për pranimin e dënimit, u përfunduan një sërë procesesh ndaj të pandehurve të përfshirë në organizatën kriminale  të goditur në vitin 2023. Bilanci i vendimeve është 27 dënime dhe 10 pafajësi, ndërsa dënimet e dhëna arrijnë në 86 vjet, 11 muaj e 10 ditë burg, për veprat penale të organizatës kriminale dhe pastrimit të parave me origjinë...