Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që prej 18 majit, ai dhe punonjësit e tij nuk lejohen të hyjnë aty. Pacolli thotë se ia kanë rrëmbyer grupe të errëta, të ndihmuara nga dikush, ndërsa shkruan edhe se ka marrë kërcënime personale. Postimi i Pacollit Terminal dhe ndërtesat perrreth të kryara, ishim në fazen e pastrimit dhe dekorimit me gjelbrim kur më 18 maj na u mbyllën përfundimisht dyert – neve dhe nënkontraktorëve tanë. Nuk mundëm të hynim më. Grupe jashtëligjore, me ndihmën e Policisë së Shtetit, na ndaluan hyrjen në një aeroport që e kishim ndërtuar me përkushtim, profesionalizëm, me mbi 310 miljan te angazhuar dhe dashuri për vendin. Ne donim vetëm ta përfundonim dhe ta vinim...