Operacion antidrogë në Malësi të madhe, asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

Operacion antidrogë në Malësi të madhe, asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme nga Policia në Malësi të Madhe, në fshatin Ivanaj. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë operacionit u gjetën të kultivuara 306 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Ndërkohë në pranga ranë një 40-vjeçar dhe një 43-vjeçar, banues në fshatin Guci e Re, të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni i koduar “Flagranca”, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ivanaj. Kapën në flagrancë në parcelën ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe vihen në pranga 2 shtetas.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, si rezultat...