Një viktimë nga aksidenti në Pogradec, disa të plagosur në gjendje të rëndë

Një viktimë nga aksidenti në Pogradec, disa të plagosur në gjendje të rëndë

Një grua e cila mbeti i plagosur në aksidendentin që u shënua para pak minutash ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Pojskë në Pogradec. Policia e Korçës ka konfirmuar se ka një viktimë nga ky aksident, ndërsa ka edhe të plagosur të tjerë ne gjendje të rëndë. Në njërin nga mjetet, mësohet se ishte edhe një fëmijë. Juglindja pothuajse çdo ditë po përjeton aksidente në akset nacionale për shkak të shumë “njollave të zeza”.