Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës thikë në zonën e Shëngjinit. Ngjarja është regjistruar në rrugën e Kunës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në plagosjen e tij. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.