Momenti i shpërthimit të fuqishëm në magazinën në Shkozet, zjarrfikësit detyrohen të tërhiqen
Ky është momenti kur një shpërthim i fuqishëm trondit magazinën e përfshirë nga flakët në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke e kthyer operacionin e shuarjes së zjarrit në një situatë me rrezik të lartë. Sipas raportimeve nga vendngjarja të korrespondentes Albana Aliaj për SYRI, fillimisht janë dëgjuar dhjetëra shpërthime të vogla, të ngjashme me fishekzjarre, çka ngriti dyshimet se brenda magazinës ndodheshin materiale piroteknike. Pak minuta më vonë, ndodhën dy shpërthime të fuqishme që detyruan zjarrfikësit, gazetarët dhe qytetarët të largoheshin menjëherë nga zona për arsye sigurie. Si pasojë e rrezikut, policia ndërpreu qarkullimin në autostradën pranë vendngjarjes dhe krijoi një perimetër sigurie, ndërsa ekipet e emergjencës u tërhoqën deri në stabilizimin e situatës. Pas shpërthimeve, nga magazina vijoi të ngrihej një re e...
Burimi:
syri.net