Ministria e Drejtësisë nis në Francë kërkesën për ekstradimin e Ermal Beqirajt

Ministria e Drejtësisë nis në Francë kërkesën për ekstradimin e Ermal Beqirajt

Ministria e Drejtësisë u ka përcjellë autoriteteve franceze dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Posaçme. Sipas informacioneve, SPAK i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë t’ua dërgojë autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e Beqirajt. Bashkëngjitur kërkesës për ekstradim është edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, si person që dyshohet se ka kryer shtatë vepra penale. Ermal Beqiraj u arrestua disa ditë më parë në Francë, pasi u kap duke fluturuar me një avion privat mbi një central bërthamor. Dy ditë më parë, SPAK kërkoi sekuestrimin e disa pasurive të biznesmenit, që dyshohen se kanë origjinë kriminale dhe ndodhen në Francë, konkretisht llogari bankare me një vlerë totale...