“Metamorfoza”, GJKKO jep dënimet: 6 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 5 vite për ish-shefin e Policisë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. Për Pëllumb Gjokën, gjykata vendosi deklarimin fajtor për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” ndaj Kleanthi Musabellit, Dorjan Dulit dhe Ibrahim Licit, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve të sistemit të drejtësisë”. Për këto akuza, Gjoka u dënua me 9 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën, duke u konvertuar në 6 vite burgim në një institucion të sigurisë së lartë. Ndërkohë, ai u shpall i pafajshëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Sa i takon Ardit Hasanbegajt, GJKKO...
Burimi:
javanews.al