“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s
Një krizë e paprecedentë duket se ka përfshirë FIFA-n, ndërsa e ardhmja e presidentit Gianni Infantino është vënë në pikëpyetje. Sipas gazetës prestigjioze The Times, zvicerani 56-vjeçar ndodhet nën një presion të fortë dhe skenari i një dorëheqjeje nga posti më i lartë i futbollit botëror nuk përjashtohet. Infantino, i cili drejton FIFA-n që prej vitit 2016, mund të përballet edhe me mundësinë e thirrjes së një takimi urgjent të Federatës Botërore për të diskutuar situatën e krijuar dhe zhvillimet e fundit. Shkaku kryesor i krizës lidhet me planin e tij për të ndryshuar mënyrën e menaxhimit të të drejtave tregtare të FIFA-s, duke hapur mundësinë që investitorë privatë të përfshihen në pronësinë apo kontrollin e disa aseteve komerciale të organizatës, përfshirë edhe ato që...
Burimi:
javanews.al