Mbi 20 pensionistë ende drejtorë në Policinë e Shtetit, s’ka kush i zëvendëson

Mbi 20 pensionistë ende drejtorë në Policinë e Shtetit, s’ka kush i zëvendëson

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Live në mëngjes”, ka raportuar mbi situatën aktuale në Policinë e Shtetit dhe problematikat që, sipas ekspertëve, kanë lindur pas ndryshimeve të ligjit të Policisë së Shtetit të miratuar rreth dy vite më parë. Sipas tij, ky ligj ka krijuar disa vështirësi në funksionimin e strukturave drejtuese, duke ndikuar si në zhvillimin e karrierës brenda radhëve të uniformave blu, ashtu edhe në plotësimin e posteve kyçe në nivelet më të larta të policisë. Barkaj tha se aktualisht rreth 20 drejtues që kanë arritur moshën e pensionit vijojnë të qëndrojnë në detyrë, për shkak se mungojnë zëvendësues me grada ekuivalente që mund të marrin përsipër këto pozicione të rëndësishme. Kjo situatë, sipas tij,...