Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

Një skenë e pazakontë ka shënuar protestën e banorëve të Poliçanit kundër reformës së re administrativo-territoriale, ku qytetarët kanë djegur publikisht teserat e Partisë Socialiste, duke shprehur revoltë ndaj qeverisë që prej vitesh kanë mbështetur me votë. Në një qytet që për më shumë se tre dekada ka qenë një zonë me mbështetje të fortë për të majtën dhe ku drejtimi vendor ka mbetur për vite nën të njëjtën forcë politike, banorët dolën në shesh për të kundërshtuar vendimin për shkrirjen e Bashkisë së Poliçanit dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Beratit. Djegia e teserave të PS-së u kthye në simbolin e pakënaqësisë së qytetarëve, të cilët akuzojnë qeverinë se po i mohon qytetit të tyre të ardhmen. Me pankarta në duar, banorët përcollën...