10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë
Rusia ka kryer një nga sulmet më të mëdha ajrore të ditëve të fundit ndaj Ukrainës, duke lëshuar gjatë natës 74 raketa dhe 284 dronë. Sulmet kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në disa qytete, përfshirë Kievin dhe Lvivin. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 10 persona kanë humbur jetën. Në qytetin Kryvyi Rig, vendlindjen e presidentit Volodymyr Zelensky, një raketë goditi një banesë familjare, duke vrarë një familje të tërë. Mes viktimave dyshohet se ka qenë edhe një fëmijë vetëm 1 vjeç e gjysmë. Presidenti ukrainas deklaroi se raketa balistike që goditi banesën mund të jetë prodhim i Koresë së Veriut, por tha se verifikimet do të vazhdojnë. Në Kiev, dhjetëra mijëra banorë u detyruan të kalonin natën në stacionet e metrosë, të cilat...
Burimi:
javanews.al