Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë
Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t’jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Thirrjet që Serbia t’i hapë arkivat shtetërore dhe ushtarake për luftën e viteve 1998-’99 janë shtuar pas dyshimeve për varr masiv në veri të Kosovës. Për familjarët e rreth 1.600 personave ende të zhdukur, dokumentet në Serbi mund të jenë kyç për zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre. Cilat institucione serbe mbajnë të dhënat më të rëndësishme, sa do të ndihmonte qasja në to, dhe pse Beogradi vazhdon të mos lejojë hapjen e plotë të arkivave? Gërmimet e kësaj jave në veri të Kosovës, ku dyshohet për një varr masiv, i kanë shtuar thirrjet që Serbia...
Burimi:
javanews.al