Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!
Pas protestës së banorëve të Poliçanit, një tjetër bashki në juglindje të vendit ngre zërin kundër reformës së re administrativo-territoriale. Qytetarët e Maliqit kanë thirrur një protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë së tyre. Tubimi është parashikuar të zhvillohet të dielën në orën 19:00, përpara godinës së Bashkisë Maliq, ku banorët pritet të shprehin kundërshtimin ndaj ndryshimit të statusit administrativ të qytetit. Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, organizatorët bëjnë apel për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar protestën si një përpjekje për mbrojtjen e historisë, identitetit dhe të ardhmes së Maliqit. “Jo shkrirjes së Bashkisë Maliq!”, është motoja me të cilën qytetarët janë ftuar të dalin në protestë, ndërsa organizatorët theksojnë se zëri i çdo banori ka rëndësi në këtë proces. Protesta vjen...
Burimi:
gijotina.com