Zjarri në Shkozet, Karakaçi: Është rikthyer energjia në një pjesë të Durrësit

Zjarri në Shkozet, Karakaçi: Është rikthyer energjia në një pjesë të Durrësit

Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e flakëve në Shkozet. Sa i përket situatës energjitike në Durrës, ministri Enea Karakaçi thotë se vijon të mbetet e stakuar njëra prej linjave 110 kV. Operatorët do të ndërhyjnë menjëherë për të kryer riparimet sapo situata të normalizohet. Ndërkohë furnizimi me energji është rikthyer pjesërisht në Durrës. “Situata e krijuar nga zjarri i rënë në një objekt privat (magazinë) në afërsi të rrjetit 110 kV në Shkozet vijon të jetë e rënduar. Shërbimi zjarrfikës po vazhdon punën për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit, ndërsa njëra nga linjat 110 kV mbahet e stakuar si masë sigurie, me kërkesë të zjarrfikësve. Në orën 15:40, si pasojë e zjarrit, u stakuan linjat 110 kV që furnizojnë nënstacionin e Shkozetit,...