Mbeti i plagosur me thikë, 30 vjeçari paraqitet vetë në spital (EMRI)
Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shëngjinit,, ndërsa i plagosur ka mbetur Renato Leka. “Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë. Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia
Burimi:
ntv.al