Makina përplas këmbësorin, humb jetën 50-vjeçari (EMRAT)
Një aksident fatal ka ndodhur mbrëm rreth orës 23:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku si pasojë ka humbur jetën një 50-vjeçar. Blutë bëjnë me dije se automjeti me drejtues Artur Prendi, 42 vjeç ka përplasur këmbësorin Gëzim Tucin. Më pas, Tuci është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij. Njoftimi i policisë: Rreth orës 23:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. P., rreth 42 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. T., rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. P., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për...
Burimi:
ntv.al