Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë për Ermal Kurtulajn, duke e liruar nga qelia dhe caktuar ndaj tij masën “arrest në shtëpi”. Vendimi u mor pas kërkesës së paraqitur nga Kurtulaj, pas kthimit të dosjes për plotësim hetimesh në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ndërkohë, burime bëjnë me dije se edhe ish-ministri Ilir Beqaj, njëherazi ish-drejtor i SASPAC, pritet t’i drejtohet GJKKO-së me një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij.