Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, anullon koncertin prej protestës

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, anullon koncertin prej protestës

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, ka njoftuar se koncerti “Motiv”, i planifikuar të mbahej gjatë muajit gusht në Vlorë, nuk do të zhvillohet sipas planit. Lajmin e bëri të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku zbuloi se pas muajsh përgatitjesh intensive me një ekip të madh realizues, është detyruar të marrë vendimin për anulimin ose shtyrjen e koncertit për një datë ende të pacaktuar. Sipas Skenderajt, ky vendim vjen si pasojë e situatës së krijuar në vend, e lidhur me protestat e vazhdueshme kundër investimeve në Vlorë. “‘MOTIV’ ishte planifikuar të vinte si një produksion gjigant në Vlorë këtë gusht. Megjithatë, për shkak të situatës së krijuar në vend kam vendosur që koncerti i planifikuar në Vlorë të mos zhvillohet...