Ishin nisur për vrasje? Kapen në Sarandë me pistoleta dhe silenciatorë, arrestohen dy persona

Ishin nisur për vrasje? Kapen në Sarandë me pistoleta dhe silenciatorë, arrestohen dy persona

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë. Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët dyshohet se po përgatiteshin për të kryer një vrasje. Ata u kapën në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, teksa kishin nxjerrë armët nga automjeti dhe qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim. Në pranga ranë shtetasit S. M., 32 vjeç dhe A. K., 26 vjeç. Gjatë operacionit u arrestuan edhe tre persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Bëhet fjalë për V. H., 20 vjeç, V. P., 31 vjeç dhe F. B., 21 vjeç. Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare...