Grabitja e argjendarisë në Kamëz, ndalohet një nga autorët, ja çfarë thotë Policia

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, ndalohet një nga autorët, ja çfarë thotë Policia

Policia bën me dije sot në 21 maj se ka ndaluar një nga autorët e dyshuar të grabitjes të dhunshme në Kamëz në një argjendari, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë. U ndalua shtetasi E.H 22 vjeç, banues në Krujë. Dyshohet se ky shtetas është i implikuar në grabitjen e ndodhur në Kamëz më datë 16 maj. Gjithashtu, janë sekuestruar disa sende të paligjshme, të vlefshme për hetimin. Vijon puna për zbardhjen e plotë të vjedhjes me dhunë. Njoftimi i policisë: Kamëz Veprime intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes me dhunë në një argjendari në Kamëz, më datë 16.05.2026.         Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve që vodhën nën...