“Gjuha shqipe do mbrohet kudo”, studenti paralajmëron protestë edhe në Prishtinë

“Gjuha shqipe do mbrohet kudo”, studenti paralajmëron protestë edhe në Prishtinë

Protesta e studentëve në Tiranë, në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për të drejtën e zhvillimit të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, u shoqërua me thirrje të forta për unitet kombëtar dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe. Studenti Jon Bislimi, shqiptar me origjinë nga Kosova, i lindur dhe rritur në Francë, në fjalën e tij  paralajmëroi se nesër protesta do të zhvillohen edhe në Prishtinë. “Studentët kanë qenë gjithmonë të parët në çdo lëvizje shoqërore e kombëtare. Sot u zgjuan në Shkup, sot jemi këtu në Tiranë dhe nesër duhet të vazhdohet në Prishtinë”, u shpreh ai para protestuesve në Sheshin Skënderbej. Bislimi theksoi se shqiptarët nuk janë “mysafirë”, por “zot shtëpie”, ndërsa shtoi se prekja e të drejtave të një studenti shqiptar në...