Elton Alushi, jep dorëheqjen si drejtor i policisë së Tiranës
Elton Alushi, drejtori i Policisë Vendore të Tiranës, ka paraqitur dorëheqjen. Burime konfirmojnë se Alushi e ka dorëzuar dorëheqjen me postë dhe në vijim pritet të ketë konfirmim për pranim ose jo nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Alushi u emërua në krye të Policisë së Tiranës në nëntor 2024, pas garës për herë të parë sipas ligjit të policisë.
Burimi:
javanews.al