Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

Autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi, Armand Shakaj, vijon të jetë në arrati, ndërsa Policia e Shtetit ka intensifikuar operacionin për kapjen e tij. Gazetari i vizion Plus, Esido Barkaj bëri me dije në “Live në Mëngjes” se hetuesit kanë siguruar disa të dhëna operative mbi lëvizjet e 41-vjeçarit, por deri më tani nuk është bërë e mundur lokalizimi i tij. Sipas informacioneve, kërkimet janë përqendruar kryesisht në zonën mes Tiranës dhe Vlorës, ndërsa janë kryer kontrolle edhe në Fier. Policia po gjurmon numrat e telefonit që Shakaj ka përdorur, pasi dyshohet se ai ka ndërruar disa karta SIM për të humbur gjurmët. Një tjetër pistë hetimi lidhet me gjendjen e tij shëndetësore. Grupi hetimor dyshon se ai mund të ketë kërkuar...