Eksploziv në banesën e Ylli Zallës, gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai

Eksploziv në banesën e Ylli Zallës, gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në derën e banesës së Ylli Zallës, i shpallur në kërkim që prej nëntorit të kaluar pas dyshimeve se ka furnizuar me arsenal autorët e atentatit të bujshëm në Rinas. Shpërthimi ka lënë pas vetëm dëme materiale si dhe është djegur automjeti i Ylli Zallës që ishte parkuar pranë banesës. Uniformat blu janë duke hetuar të gjitha pistat për ngjarjen, por nuk kanë përjashtuar mundësinë edhe që të jetë vendosur nga vetë Zalla eksplozivi. Shpërthimi me tritol ka ndodhur mbërmjen e së shtunës vonë, ndërsa policia është njoftuar sot paradite nga gruaja e Ylli Zallës, nga Italia. Fillimisht gruaja ka pretenduar se përveç tritolit, kanë gjetur edhe një letër kërcënuese, por më pas e ka tërhequr si alibi. Nuk...