I gjendet armë automatike dhe municion në banesë, arrestohet 44-vjeçari

I gjendet armë automatike dhe municion në banesë, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi gjatë kontrollit të dy banesave të tij policia gjeti një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat i posedonte pa leje. Operacioni i koduar “Befasia” u finalizua nga specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas kontrolleve, hetimeve dhe informacioneve operative për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. “Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”. Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Arrestohet një 44-vjeçar, të cilit iu gjetën në banesë një armë zjarri automatik dhe municion luftarak Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak. Si rezultat i punës parandaluese, bazuar në kontrolle, hetime dhe informacione operative, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, specialistët e Komisariatit...