E rëndë në Greqi! Shqiptari vret me armë të dashurën 45-vjeçare dhe më pas veten

E rëndë në Greqi! Shqiptari vret me armë të dashurën 45-vjeçare dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Nea Smyrni të Athinës, ku një burrë shqiptar dyshohet se ka vrarë me armë një 45-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare, dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Dy trupat e pajetë u gjetën në hyrjen e një pallati në rrugën “Grigoriou Kydonion 3”. Sipas të dhënave të deritanishme të autoriteteve greke, burri dyshohet se i kishte zënë pritë 45-vjeçares. Kur ajo mbërriti pranë pallatit, ai e qëlloi disa herë me armë duke e lënë të vdekur dhe më pas qëlloi veten në kokë. Në pallatin ku ndodhi krimi banon dhe vajza e 45-vjeçares. Nga informacionet e deritanishme nuk rezulton që viktima dhe autori të kenë qenë të martuar. Ata kanë qenë të lidhur dhe...