“E qëlloi njëri me Audi”/ Vrasja e Albi Bashaliut në Peqin, dëshmon në GJKKO kushëriri
Po mbahet këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ku ka dëshmuar Sami Bashaliu, kushëriri i Albi Bashaliut, i vrarë më 27 dhjetor 2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit. Para trupit gjykues, ai ka rrëfyer dinamikën e atentatit, duke deklaruar se në mëngjesin e ngjarjes pranë lokalit të tij ishte ndaluar një automjet tip “Audi” i bardhë me xhama të errët dhe targa shqiptare. Sipas dëshmitarit, fillimisht nuk kishte vënë re persona në automjet, por pak çaste më vonë njëri prej tyre zbriti, iu afrua Albi Bashaliut dhe, pas një komunikimi të shkurtër, hapi zjarr ndaj tij. “Pranë lokalit tim ka ndodhur një vrasje para 3-4 vitesh, përpara Vitit të Ri. Atë ditë binte...
Burimi:
ntv.al